Vrasja e 25-vjeçarit/ Si i zunë pritë para shtëpisë, vīktima djali i mjekut të njohur në Vlorë

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me armë zjarri e 25-vjeçarit në Vlorë.

Kristjan Breshanaj u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 01:00 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.

News 24 raporton se Breshanaj është qëlluar me pesë plumba vetëm pak metra larg banesës së tij, ndërsa dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona ende të paidentifikuar.

Po ashtu mësohet se 14 persona janë shoqëruar për ngjarjen në fjalë, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike të zonës përreth dhe përgjatë zonës ku u gjet makina e djegur e autorëve. Kristjan Breshanaj, që njihej si një person pa probleme me drejtësinë, është djali i një mjeku të njohur.

Ndërkohë, policia po heton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek reanimator në spitalin e Vlorës, po ashtu dhe për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur ai apo dhe vëllai i tij.

Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë, siç është Fiter Bajrami./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne