Vrasja e biznesmenit grek/ Publikohen fotot e bandës me shqiptarë

Policia greke ka publikuar fotot dhe të dhënat e bandës së hajdutëve, mes të cilëve dhe kriminelit që vrau biznesmenin grek Aleksandros Stamatiadhis, në 2 prill 2018, gjatë vjedhjes së shtëpisë së tij në Kissifia. Të arrestuarit janë 8 shqiptarë dhe një femër rumune, siç shkruan sot gazeta greke Protothema.

Të dhënat e tyre do jenë publike për 6 muaj, duke u bërë thirrje gjithë dëshmitarëve apo sa kanë rënë pre e bandës të plotësojnë dosjen ligjore kundër tyre

Personi që ka ekzekutuar biznesmenin dyshohet të jetë shqiptari Genc Pepa, i cili u largua nga Greqia ditën që kryen krimin. Operacioni për arrestimin e tij dhe anëtarëve të tjerë të bandës u kodua me emrin “Derri i egër” pikërisht për shkak të dobësisë që kishte Pepa për gjuetinë e derrave të egër.

Mediat greke madje shkruajnë se kanë qenë disa foto të publikuara prej tij në në “Facebook” që kanë lehtësuar punën e policisë për identifikimin e tij dhe të bandës së hajdutëve. Teksa vriste një derr të egër, Pepa kishte postuar në foto edhe pistoletën, e njejta armë me të cilën qëlloi më pas biznesmenin Alexandros Stamatiadis.

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar me aftësi të kufizuara (ai nuk ka një dorë dhe një këmbë), por pavarësisht kësaj kishte një rol të caktuar brenda grupit. Ai dyshohet të jetë personi që luajti rolin e shoferit për të larguar nga Greqia anëtarët e tijerë të bandës

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne