Vrasja e gjyqtares Hafizi, reagon Tabaku: Ja kush e liroi vrasësin

Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku, ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së gjyqtares, ndërsa shprehet se të gjithë janë fajtorë.

Përmes një statusi në Facebook, Tabaku thekson se faji për humbjen e jetës së një nëne dhe të një gjyqtareje është i gjithi i politikës, e cila miratoi në vitin 2016 amnistinë, ku në të u përfshin edhe vrasës e kriminelë.

Sipas saj i gjithë faji për këtë që ndodhi sot ëhstë i sistemit.

Ja postimi i plotë i Tabakut:

Ne 2016 parlamenti votoi nje amnisti qe prekte shume kategori, nder to amnistoi dhe vrasesin e sotem te nje nene, vajze e gjygjtareje.

Une nuk e votova ate amnisti elektorale, ku me se shumti qeveria amnistonte dhe krime te renda.

Sot ndjehem e tronditur nga ajo qe ka ndodhur ne mes te Tiranes. Kur nje gjykatese nuk mbron dot veten, si ia ben nje e papune? Cfare ndodh larg Tiranes?

Per ate qe ndodhi sot, faji eshte i sistemit, i politikes qe ka ngritur kete sistem dhe i kujtdo qe ka amnistuar nje vrases. Une sot ndjehem fajtore, per aq sa me takon, e te gjithe sot duhet te jemi kokeulur.

Sot nje jete ka ikur e nuk kthehet dot me!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne