Vrasja e palestinezes në Tiranë, babai ushtronte dhunë, 24-vjeçarja dyshohet se u vra për çeshtje morali

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, Rayyan Alwan.

Autori Fadi Alwan, 49 vjeç, që është edhe babai i saj, ka pasur probleme me vajzën. Madje 49-vjeçari ushtronte dhunë ndaj së bijës, e cila e kishte denoncuar në Gjermani.

Prindërit kishin pretendime se 24-vjeçarja nuk ishte aq e përkushtuar pas fesë sa mendonin.

Vajza ishte nënë e tre fëmijëve e divorcuar nga bashkëshorti, gjë që babai i saj nuk e lejonte për shkak të parimeve dhe dyshohet se kjo ka qenë zanafilla e problemeve.

Fadi dhe Ryyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt. Fadi Alwan është larguar në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit, ditë kur mendohet se ka vrarë edhe vajzën e tij.politiko

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne