Vrasja në Bllok, flet avokati: S’ka prova për burgosjen e Eljon Hatos

Avokati i njërit prej të plagosurve nga ngjarja në zonën e ish Bllokut mbrëmjen e enjte ka thënë se nuk ka prova për vendosjen e masës ‘arrest me burg’ ndaj klientit të tij.

Avokati i të plagosurit Eljon Hate ka thënë se nuk provohet akuza e ngritur nga Prokuroria për masën ‘arrest me burg’.

“Eljon Hato nuk ka gjurmë të qitjes në duar. Provat nuk janë të mbështetura në ligj”- ka thënë avokati Zebi Qinami nga Spitali i Traumës.

Mësohet se pas pak Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos do t’u komunikohet nga spitali masa e sigurisë nga dy prokurorët e çështjes Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne