Shqiperia

Vrasja në festën e beqarisë, identifikohet shqiptari i arrestuar

Zbardhet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Itali, pas vrasjes së të riut në festën e beqarisë. Krimi i rëndë ndodhi të dielën, gjatë një feste beqarie në Treviso.

Mediat italiane raportojnë se pas hekurave ka rënë 28-vjeçari Rubin Xhika, si dhe shoku i tij rumun Florin Ionut Stingaciu, 26 vjeç. Dy të rinjtë akuzohen për vrasjen e 21-vjeçarit Igor Ojovanin, teksa ky i fundit festonte bashkë me shoqërinë një festë beqarie.

Ndonëse u larguan nga vendi i ngjarjes me një mjeti tip ‘Fiat Punto’, bashkë me një vajzë marokene, dy autorët shkuan në spital, pasi ishin lënduar dhe më pas u arrestuan. Ata akuzohen për ‘vrasje’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE