Shqiperia

Vrasjet e 21 janarit/ Berisha: Garda bëri detyrën, armën mund ta shkrepte dhe gishti im

Sali Berisha deklaroi se ndjen dhimbje për viktimat e 21 janarit, por garda bëri detyrën e saj sipas ligjit.

Sipas Berishës, nëse nuk do të kishte qenë garda, mund të ishte dhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”  – u shpreh Sali Berisha.

OPINIONE