Vritet bosi mafioz malazez që fshihej në Shqipëri

Mediat serbe japin sot detaje lidhur me ekzekutimin e 41-­vjeçarit Davorin Baltiç, duke e quajtur nje nga kreret e klanit mafioz te Kotorrit. Ai u vra në Beograd, ne nje ekzekutim per te cilin policia nuk ka ende autor dhe po heton ne disa pista.

Sipas Telegraf.rs policia serbe dhe malazeze dyshojnë se Baltiç u vra në vazhdimin e nje lufte te ndezur mes klaneve kriminale malazeze. Rezultatet e para të hetimit tregojnë se vrasësi ishte i vetëdijshëm për levizjet dhe gjithe zakonet e Baltik. Ai e priti atë në garazh në Vracar, në Rrugën e Brigadës Ndërkombëtare, dhe pastaj ndërsa ai ishte në makinën e tij, “Golf 7” gjuajti plumbat nga makina. Besohet gjithashtu se vrasësi kishte ndihmes që e njoftuan atë për lëvizjen e Baltiç.

Drejtori i policisë serbe Vladimir Rebiç, duke mos dashur të zbulojë detajet e hetimit, thote shkurtimisht se Baltiç ishte i njohur per policine dhe po punohet intensivisht në identifikimin e vrasësit. Davorin Baltiç, 41 vjeç, i cili sipas të dhënave operacionale të policisë u konsiderua si një anëtar i rangut të lartë të klanit Kavaç.

Lidhur me grupin ka qarkulluar pak kohe me pare edhe nje video ne youtube, e cila jepte informacione të hollësishme rreth këtij grupi kriminal. Sa per pistat e vrasjes së Baltic, policia ka renditur pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine rej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh si dhe hakmarrje për një vrasje. Emri i tij lidhet me nje vrasje ne Budva, ne 2015.

Aso kohe Baltiç u akuzua se kishte vrare Sasa Markoviçin, i cili ishte edhe deputet i parlamentit të Malit të Zi. Mediat serbe raportojne se Baltiç fshihej në Brazil, pastaj në Itali, Shqipëri, dhe më në fund në Serbi. Ai ka përdorur dokumente false italiane, të lëshuar në emër të Nikola Benedetti, shkruan panorama.

Lufta mes klanit Kavac dhe grupeve të tjera nisi pas zhdukjes së 200 kilogramëve kokainë nga Valencia e Spanjës. Per lidhjet e viktimes me vrasjen e Budves ka reaguar sot ne mediat malazeze edhe avokati i familjes. Sipas tij, ndaj te ndjerit nuk ka pasur asnje padi konkrete te ngritur dhe gjithcka shkruhet jane shpifje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne