Rajoni

Vritet lideri i serbëve në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç

Oliver Ivanoviç lideri i serbëve në veri të Mitrovicës është vrarë në një atentat me armë. Burime të mediave kanë treguar se ai ka marrë 4 plumba në një atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e Mitrovicës në veri.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës raportohet se është sulmuar me armë zjarri

Policia konfirmon vetëm se Ivanoviq është dërguar në spital dhe nuk ka më shumë informata se me çka është sulmuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së veriut të Mitrovicës Besim Hoti konfirmon se deri më tani e kanë informatën se ai është dërguar në reanimacion në spital por më shumë informata nuk ka.

Lideri i serbëve të veriut Oliver Ivanoviq ka vdekur në spitalin e Mitrovicës pasi ndaj tij është gjuajtur me armë zjarri para zyrës së tij.

Lajmi është konfirmuar nga kryeprokurori Shyqeri Syla.

“Është vrarë me katër plumba para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut. Vdekja është konstatuar në spital”, tha Syla.

OPINIONE