Rajoni

“Vuçiç ia ka ofruar Thaçit Luginën e Preshevës në këmbim të veriut të Kosovës”

Kryetari i Partisë Popullore dhe ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ia ka ofruar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit fshehtazi këmbimin e jugut të Serbisë, respektivisht Luginën e Preshevës, me veriun e Kosovës.

“Nuk e njoftova publikun për udhëtimin e Vuçiqit në Nju-Jork për shkak të ndonjë animoziteti personal, por për shkak se momentalisht po vendosen punët rreth Kosovës, përderisa ai bën darka sekrete me të qenë të brengosur”, ka deklaruar Jeremiç për televizionin serb Nasha TV.

Ish-shefi i diplomacisë serbe ka përkujtuar se Vuçiçi ka thënë se as vetë nuk beson se do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.

“Pse, pra, i dha numrin ndërkombëtar telefonik Kosovës dhe e shkatërroi sistemin juridik në Veri? A ashtu bëheshkan negociatat për interesat kombëtare serbe”, ka pyetur Jeremiq.