Vuçiç kerkon demilitarizimin e Kosoves

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon nga komuniteti nderkombetar per demilitarizimin e ushtrise se Kosoves.

Gjatë fjalës së tij më 6 korrik, ai theksoi synimin e tij për të përdorur konceptin e demilitarizimit për Kosovën.

Duke iu drejtuar publikut për situatën në Kosovë, Vuçiq kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të kërkuar “demilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura shqiptare”, transmeton The Geopost.

“Në atë seancë do të kërkojmë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së t’i kërkojë KFOR-it të veprojë sipas rezolutës 1244 dhe të kryejë demilitarizimin e të gjitha formacioneve shqiptare në përputhje me të njëjtën rezolutë. Unë personalisht do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë presidenti serb.

Demilitarizimi i Kosoves mund te coje ne nje genocid te ngjashem me ate qe ndodhi vite me pare ku ushtria dhe paramilitaret serbe vrane e masakruan me mijera shqiptare, boshnjake dhe kroat.


 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne