Vuçiç: Më 9 shtator do të paraqes në Mitrovicë qëndrimin e Serbisë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se më datë 9 shtator, në Mitrovicë, do të paraqesë direktivat dhe qëndrimet e politikës shtetërore ndaj Kosovës duke shtuar se “do të vazhdojë të luftojë aq sa mundet për të arritur ndonjë zgjidhje për çështjen e Kosovës, edhe pse shumë mirë e di koston që duhet t’i paguajë popullit dhe shtetit”.

Siç bën të ditur Agjencia Anadolli (AA), Vuçiç tha para gazetarëve gjatë vizitës në Qendrën Klinike të Serbisë në Beograd, se më 9 shtator do t’i drejtohet popullit në Mitrovicë, kur dhe do të paraqesë direktivat dhe qëndrimin të cilin shteti i Serbisë planifikon ndaj Kosovës, por jo edhe planin për zgjidhjen përfundimtare, pasi ende nuk ekziston.

Ai theksoi se “që nga nesër” do të filloj të punoj rreth fjamit para popullit në Kosovë dhe se pas takimit në Bruksel do të di diçka më shumë.

“Atë që do ta them në Kosovë, shpresoj se në aspektin e vlefshmërisë të jetë edhe për 50 dhe 100 vite dhe jo kjo të tretet nga ca zgjedhje apo emisione televizive”, ka shtuar Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se do të vazhdojë të luftojë aq sa mundet për të arritur ndonjë zgjidhje për çështjen e Kosovës, edhe pse, siç tha ai, shumë mirë e di koston që duhet t’i paguajë popullit dhe shtetit kur dikush propozon diçka “që veshët serbë nuk duan ta dëgjojnë, sado që kjo të jetë e vërtetë”.

Me këtë rast, ai theksoi sulmet që ka pësuar në opinionin publik kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, pasi kishte folur për Kosovën, edhe pse konsideron se ai ka thënë të vërtetën germë për germë dhe diçka që do të nënshkruaj çdo person racional.

Si motiv të vetin potencoi faktin se dëshiron të shkruhet në histroi se ka tentuar të zgjidhë këtë çështje dhe se paratë dhe pasurinë nuk e ka si motiv./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne