Vuçiç para takimit me Thaçin: Më mirë 100 vjet bisedime, sesa një ditë luftë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prag të takimit në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se pozicioni i Serbisë është i vështirë.

Komentet e tij, Vuçiç i bëri në Helsinki të Finlandës, ku po qëndron në Samitin e Partive Popullore Evropiane.

Ai tha se është më mirë që Beogradi dhe Prishtina të flasin 100 vjet, sesa të luftojnë një ditë të vetme.

“Nuk ndjehem komod, as që parapëlqej të flas me Thaçin, megjithatë është më mirë të flasim 100 vjet, sesa të luftojmë një ditë të vetme. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme, gjithçka tjetër nuk vlen të krahasohet”, tha Vuçiç.

Pas Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga radhët e Partive Popullore Evropiane, ai udhëtoi për në Bruksel, për t’u takuar me Thaçin me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne