Wesley Clark për tërheqjen e Trump nga Sirisa: ‘A e shantazhoi Erdogan presidentin Trump?

Wesley Clark të hënën ka ngritur pyetjen nëse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund ta ketë shantazhuar Presidentin Trump në vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

“Nuk duket të ketë ndonjë arsyetim strategjik për vendimin. Dhe nëse nuk ka arsyetim strategjik për vendimin, atëherë duhet të pyesni: pse u mor vendimi?” tha gjenerali i ushtrisë amerikane në pension dhe ish-komandanti i NATO-s për CNN.

“Njerëzit anembanë botës po e kërkojnë këtë dhe disa nga miqtë tanë dhe aleatët tanë në Lindjen e Mesme po kërkojnë, Erdogan shantazhoi presidentin, a kishte ndonjë fitim apo diçka? rekomandimet ishin kundër tij “, shtoi ai.

Ish komandanti suprem i aleancës i NATO-s Gjenerali Clark : “Jam shumë i shqetësuar” për tërheqjen e SHBA nga Siria sepse “nuk duket të ketë ndonjë arsye strategjike për vendimin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne