WikiLeaks zbulon se ambasadat amerikane po porosisin mjete të shumta spiunazhi

Ambasadat amerikane nëpër botë po blejnë vegla dhe mjete spiunazhi të shumta, njoftuan dokumente të lëshuara nga WikiLeaks. Dokumentet zbulojne ndër të tjera se një ambasadë kishte urdhëruar pothuajse 100 kamera spiunazhi të maskuara si lidhëse, kapela, stilolapsa, kopsa dhe ora, të gjitha për spiunazh.

Lista e sendeve për tu blerë nga ambasadat amerikane, një koleksion prej më shumë se 16,000 kërkesash të paraqitura nga ambasadat amerikane në mbarë globin, u publikua të premten nga WikiLeaks, një ditë pasi një sulm DDoS çaktivizoi për pak kohë të gjitha llogaritë e Twitter.

Megjithëse kërkesa të tilla porosish konsiderohen më shumë se një sekret i hapur, pasi ato konsiderohen si informacione publike, WikiLeaks krijoi një databeiz të kërkueshëm, ku rendiste madje edhe ato dokumente të prokurimit që nuk ishin të lidhura më me faqet e internetit të ambasadave.

Ndërsa pjesa më e madhe e dokumenteve të publikuara duket se janë kërkesa rutinë për oriendi të ndryshme, si në rastin me ambasadën amerikane në Moskë, ku kërkohej të mbilleshin lule verore në rezidencën e ambasadorit, disa nënkuptojnë ekzistencën e operacioneve të fshehta të mbikëqyrjes.

Për shembull, në gusht, ambasada amerikane në El Salvador kishte kërkuar një listë të cuditshme artikujsh që do të prokuroheshin nga një shitës përkatës, që përshkruheshin si “pajisje taktike spiunazhi”. Lista përfshinte 94 pajisje spiunazhi, të maskuara si objekte të përditshme, duke përfshirë nëntë stilolapsa, 11 çakmakë, 11 kopsa këmishe, 12 ora dhe 12 palë syze, si dhe mjete më konvencionale si kamera të fshehta dhe dylbi.

Ambasada e SHBA-së në Kolumbi rendit në kërkesat e prokurimit të datës 8 maj 2017, kapele spiune, syze spiune, kamera spiune, si dhe helmeta nate dhe dylbi.

Spiunët amerikanë duket se janë veçanërisht aktivë (ose të pakujdesshëm) në Amerikën Latine. Një tjetër dokument zbuloi se ambasada në Panama kishte kërkouar licenca për mjete universale ekstraktuese (UFEDs) të zhvilluara nga një kompani izraelite e specializuar në inteligjencën digjitale.

Publikimi thekson gjithashtu rolin qendror të operacioneve të SHBA-së në Evropë që kishte luajtur konsullata e saj në Frankfurt, e ekspozuar si një qendër e dyshuar hakuese e CIA-s. Vitin e kaluar, WikiLeaks pretendonte në dokumentet e saj “Vault 7” se konsullata shërbente si një bazë e fshehtë për operacionet e piraterisë për gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Dokumentet e prokurimit duket se përputhen me ato dyshime. Një nga kërkesat hedh dritë mbi ekzistencën e një qendre amerikane të dhënash në Frankfurt, ku dokumentacioni justifikon blerjen e softuerit duke cituar rëndësinë e madhe të tij.

Der Spiegel e Gjermanisë, e cila u tregua e shpejtë për të krehur dokumentacionin e dosjeve që i përkisnin konsullatës, raportoi se kompleksi me krejt stafin gjigand të tij, shërbente si blerës për misionet e tjera amerikane në Evropë. Ai porosiste kamera vëzhguese për ambasadën amerikane në Prishtinë, Kosovë, krakues fjalëkalimesh dhe pajisje kontrolluese për telefonat celular për ambasadën në Armeni.

Stafi i konsullatës së Frankfurtit gjithashtu kishte kërkuar një mjet të perparuar “të nevojshëm për mbledhjen e të dhënave ekzistuese dhe atyre të fshira gjatë komunikimeve” si dhe të dhëna të tjera të telefonisë celulare për ambasadën në Podgricë të Malit të Zi në vitin 2016.

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë kishte kërkuar ndër të tjera pajisje mbikqyrëse, 15 radio të fshehta dhe 20 regjistrues zëri.

Ndërkohë, konsullata amerikane në Guayakuil Ekuador kerkonte dicka më të vogël për të spiunuar. Kërkonte dikë për të numëruar peshqit dhe për të pastruar akuariumin.

Publikimi e dokumentacionit erdhi vetëm një ditë pasi stafi i Wikileaks nuk pati akses për 24 orë në llogaritë në Twitter. Një sulm masiv DDoS është identifikuar si shkaku i dukshëm i çaktivizimit të llogarive./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne