Bota

WP: Trumpi nuk bën asgjë për Khashoggi, po gratë aktiviste që torturohen në burgje në A. Saudite?

Gazeta “Washington Post”, që botohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë të ditur se nuk është e mundur, që të hidhet hap nga Presidenti Donald Trump për sigurimin e drejtësisë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, bëri thirrje që të paktën të vihet në veprim për gratë e arrestuara në Arabinë Saudite.

Bordi Editorial i “Washington Post” publikoi një artikull me titull “Administrata Trump nuk do të mbrojë Khashoggi-në, por të paktën mund të mbështesë gratë e burgosura saudite”.

Në artikull bëhet e ditur se pas deklaratës së bërë javën e shkuar nga Drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA-së (CIA), Gina Haspe, Kongresi Amerikan sheh në mënyrë të prerë se urdhri për vrasjen e Khashoggi-së erdhi nga Princi Trashëgimtar, Muhammed bin Selman, por Trumpi dhe anëtarë të tjerë të udhëheqjes së tij vazhdojnë të mbrojnë bin Selmanin.

Duke iu referuar edhe deklaratës së djeshme të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se “Sauditët e kanë paguar”, në gazetë shkruhet: “Faktikisht Muhammed bin Selman dhe regjimi saudit nuk kanë paguar asgjë të rëndësishme. Thuhet se ekipi i ekzekutimit, që shkoi në Stamboll për të vrarë Khashoggi-në është arrestuar, por nuk thuhet asgjë për akuzat ndaj tyre ose për dënimin e mundshëm kundër tyre, madje as emrat e tyre nuk janë publikuar. Udhëheqja e Trumpit thotë se zbatohen sanksione për 17 sauditë, por ndalimi i udhëtimit dhe ngrirja e pasurive nuk ka asnjë kuptim për ata”.

Senati Amerikan diskuton p/rezolutën për bllokimin e fondeve, që sigurojnë operacionet ushtarake të sauditëve në Jemen ose në lidhje me dënimin ndaj Muhammed bin Selman, bën të ditur gazeta duke shtuar se të dyja p/rezolutat duken se nuk do të miratohen nga Kuvendi i Përfaqësuesve.

Ndërkohë që në artikull zë vend shprehja: “Mosndëshkimi (i vrasjes së Khashoggi-së) jo vetëm që është një dështim moral, por është edhe një rast i humbur” theksohet se udhëheqja e Trumpit, në këmbim të vazhdimit të marrëdhënieve me Princin Trashëgimtarë të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, toleron shumë ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes.

Një çështje tjetër që tërheq në veçanti vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë gratë saudite, mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të çështjes së lejimit të grave për të përdorur makinë. Këto gra gjenden të burgosura dhe ato torturohen. Në lajm bëhet e ditur se pavarësisht se grave u dha e drejta për të përdorur makinën në fillim të këtij viti, shumë aktiviste që mbështesnin këtë reformë u burgosën dhe në periudha të ndryshme të vitit janë burgosur edhe shumë aktiviste të tjera.

Në lajmin ku bëhet e ditur se përfshi edhe “Washington Post” dhe shumë gazeta të tjera ndërkombëtare dhe Organizatën Ndërkombëtare të Amnistisë, ekzistojnë informacione se shumë gra aktiviste mbahen të burgosura pa pasur akuza ndaj tyre dhe përballen me tortura dhe abuzime seksuale. Gjithashtu bëhet e ditur se “sipas 4 personave që janë prononcuar për “Washington Post” aktivistet që gjenden në burg janë rrahur, janë përballur me elektroshok dhe gjatë vizitave e kanë pasur të vështirë të qëndrojnë në këmbë”.

Në artikull zë vend thirrja ku thuhet: “Duket që nuk do të mundet të hidhet një hap nga Presidenti Donald Trump për sigurimin e drejtësisë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, por të paktën të vihet në veprim për të gjallët. Të kërkojë që bin Selman të lejë të lira gratë aktiviste të burgosura. Nëse bin Selmani nuk kalon këtë provim të lehtë, atëherë në mënyrë të prerë nuk mund të vlerësohet “si partner i besueshëm i Amerikës”. / trt