Xhaferi flet rreth Ligjit për Gjuhën Shqipe, thotë se nuk i trembet Gruevskit

Në Maqedoni po ndodh gjenocidi, është njëra prej parullave pranë një tende të vogël përballë Kuvendit të Maqedonisë.

Këtu mblidhen nënshkrime dhe denarë, për të ruajtur Maqedoninë unitare.

Petari, 76-vjeçar nënshkruan me entuziazëm. Ai e përkrah kauzën e peticionit. Nuk dëshiron që Maqedonia ta ndërrojë emrin dhe në asnjë mënyrë që gjuha shqipe të zyrtarizohet.

Njëjtë si Petar mendon edhe partia opozitare VMRO – DPMNE, e cila kundërshtoi me tensione miratimin e ligjit. Në një intervistë për KTV-në kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shpjeguar mënyrën e menaxhimit të situatës.

Xhaferi e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ivanov për të mos e nënshkruar ligjin, por ka thënë se ai gjithsesi do të hyjë në fuqi shumë shpejt.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë ka thënë se është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, ndërkohë ka shtuar se nuk i frikësohet Gruevskit.

Sipas kreut të njërit prej institucioneve qendrore të Maqedonisë, me marrëveshjen e pritshme për emrin, ky shtet pritet që gjatë verës të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne