Xhamitë e Gjermanisë i mirëpresin jomuslimanët

Gjatë ditës së sotme, njerëzit e besimeve të ndryshme vizituan xhamitë në të gjithë Gjermaninë në ngjarjen vjetore për të inkurajuar dialogun dhe për të ndihmuar në tejkalimin e keqkuptimeve rreth Islamit.

“Kjo ditë i jep mundësi më shumë se 100 mijë vizitorëve për të mësuar më shumë për Islamin dhe për të biseduar me muslimanët”, tha Burhan Kesici, zëdhënësi i Këshillit Koordinues Musliman të Gjermanisë (KRM).

Rreth 900 xhami në të gjithë Gjermaninë morën pjesë në ngjarjen vjetore “Dita e Xhamisë së Hapur”.

Në Këln, qindra vizitorë erdhën për të vizituar Xhaminë Qendrore të Këlnit, vendi më i shquar i muslimanëve në vend, i drejtuar nga Bashkimi Turko-Islamik i Çështjeve Fetare (DITIB).

Nevzat Yasar Asikoglu, kryesuesi i unionit, u tha vizitorëve se që nga themelimi i saj në vitin 1984, DITIB ka promovuar paqen dhe tolerancën dhe do të vazhdojë të punojë me homologët e saj gjermanë për të rritur dialogun.

Joacim Stamp, ministri i Integrimit i North Rhine-Westphalia, gjithashtu vizitoi xhami.

Gjatë kësaj ngjarjeje, imamët prezantuan besimin dhe kulturën islame dhe u përgjigjën pyetjeve të vizitorëve.

Gjermania, një vend me mbi 81 milion njerëz, ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës.

Në mesin e rreth4.7 milionë muslimanëve të vendit, 3 milion janë me origjinë turke.

Në vitet e fundit vendi ka parë rritje të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj emigrantëve të shkaktuar nga propaganda nga partitë e ekstremit të djathtë dhe atyre populiste.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne