‘Xhaxhi Enver më do më shumë’, reportazhi i Fahri Balliut për diktatorin: Fëmijët i rrit nëna parti (Artikulli)

Në rrjetet sociale, po qarkullon një reportazh që botuesi i gazetes “55”, Fahri Balliu, e ka shkruar gjatë viteve të regjimit komunist. Titulli i reportazhit është “Të rritësh fëmijë për socializmin”. Ndër rreshta, babi i deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliut shkruan se në ato vite fëmijët nuk i rriste vetëm nëna dhe babai, por “Nëna Parti”.

“Kush të do më shumë, moj Lirkë? Xhaxhi Enver, thotë ajo”, – ka shkruar Balliu vite më parë në reportazhin e tij.

Unë kam fëmijë, nipër e mbesa sa ç’kanë gurë themelet e shtëpisë, – na thotë ai gjithë gaz. – Kjo koha e sotme, koha e Partisë, fëmijët i rrit ka nji copë për ditë. Ata të mitë, rraf t’i baj ma të mirë se na të vjetrit. Fëmija ka mundim në të rritmet, po sot nuk i rrit vetëm nana e baba, se ka nji nanë ma të madhe, që ua rrit jetën edhe nanave e baballarëve, Partia, or çun! Shof jetën teme unë, shof jetën e çunave e gocave, të nipërve e mbesave. E pyes njenën nga ato, Lirinë: Kush të do ma shumë, moj Lirkë. Xhaxhi Enveri, thotë ajo. E pra, vetëm pesë vjeçe asht.

Reportazhi i Fahri Balliut

Reportazhi i Fahri Balliut për Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës

Kujtojmë këtu, se edhe djali i tij Klevis Balliu ka ndjekur gjurmët e të atit, pasi disa kohë më parë ai tha se “Rekomandimi është gjë e mirë, sepse duhet për integrim”./ekskluzive/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne