Yildirim: Askush nuk do të jetë në gjendje të dizajnojë nga jashtë politikën e Turqisë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të shtunën se askush nuk do të jetë në gjendje të dizajnojë nga jashtë politikën e vendit të tij.

“Tani, leva e zhvillimit është sektori privat. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë, është të hapim rrugën”, tha Binali Yildirim gjatë fjalës së rastit në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme 25. të Eksportuesve të Turqisë, ku u organizua edhe Ceremonia e Çmimeve të Kampionëve të Eksportit 2017.

Duke theksuar se eksporti në rritje nuk është i mjaftueshëm dhe se duhet të bëhet më shumë eksporte, kreu i ekzekutivit turk njoftoi synimin e qeverisë për të çuar në mbi 120 mijë numrin e eksportuesve turq, nga rreth 70 mijë që është aktualisht.

Në vijim, Yildirim u ndal mbi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 24 qershor.

“Pasi u shpall vendimi për zgjedhje të parakohshme, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit u nxituan të krijojnë rend dite dhe të marrin vendime në lidhje me Turqinë. Në këtë apo atë mënyrë, këto ishin lëvizje për të ndërhyrë në zgjedhje; por kombi ua hoqi fillin këtyre dhe puna e tyre mori fund. Askush s’mund të dizajnojë nga jashtë politikën e Turqisë. Për politikën e Turqisë mund të vendosë vetëm vullneti kombëtar dhe vullneti kombëtar i përket popullit/kombit”, u shpreh ai.

Shefi i Ankarasë zyrtare potencoi gjithashtu se nuk do të kërkojnë as lejen dhe as pëlqimin e ndokujt për të bërë çfarë nevojitet kur një kërcënim i çfarëdoshëm t’i paraqitet Turqisë nga brenda apo jashtë vendit.

“Kjo është çështje mbijetese për vendin. Kjo është çështje e sigurisë dhe pavarësisë së vendit. Për këtë ne jemi gati të bëjmë ç’të jetë e nevojshme, pasi asgjë nuk mund të flasim nëse nuk gëzojmë këto”, përfundoi Kryeministri Yildirim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne