Yildirim në Konferencën për Jerusalemin në Stamboll: Palestinezë bashkohuni!

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se kërkojnë të shohin popullin e Palestinës të jetojë si një shtet i lirë dhe i pavarur.

Në Stamboll vazhdon Konferenca e 2-të e Platformës Ndërparlamentare për Jerusalemin, që zhvillohet me temën “Jerusalemi, kryeqyteti i përhershëm i Palestinës”.

Kryeparlamentari Binali Jëlldërëm mori pjesë në darkën e shtruar për nder të pjesëmarrësve në Konferencë.

Ai shpjegoi kushtet për vendosjen e paqes në Palestinë.

“Kushti i padiskutueshëm i paqes në Palestinë është krijimi i shtetit palestinez brenda kufijve të 1967-ës me kryeqytet Jerusalemin si një vend i pavarur, sovran dhe zotërues i tërësisë territoriale” tha Jëlldërëm.

Ai theksoi se Turqia është gjithmonë pranë Palestinës dhe u bëri thirrje palestinezëve: “Palestinezët tashmë duhet të jenë një zë i vetëm për të drejtat dhe të ardhmen e tyre”

“Dëshira jonë është që vëllezërit tanë palestinezë, pa humbur kohë, të bashkojnë fuqitë pa vendosur asnjë kusht dhe të qëndrojnë në këmbë për kauzën e tyre të drejtë” tha Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Jëlldërëm./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne