Ylli i famshëm i Hollivudit: ‘Myslimanët janë të rrezikuar si dikur njerëzit me ngjyrë në Amerikë!’

Aktori i famshëm Hollivudian Samuel L. Jackson ka deklaruar se myslimanët po trajtohen ashtu siç trajtoheshin zezakët një kohë në Amerikë.

“Njerëzit i shikojnë si rrezik ende pa iu folur”, tha aktori për myslimanët në Amerikë. Ai ka krahasuar gjendjen e tanishme të myslimanëve me atë të njerëzve me ngjyrë para disa kohësh.

Ai mbajti një fjalim në Festivalin e filmit në Dubai, ku tregoi për paragjykimet dhe diskriminimet që u bëhen pjesëtarëve të fesë islame, duke thënë se padrejtësitë që po u bëhen myslimanëve po rrisin Islamofobinë në vendet perëndimore.

“Populli mysliman janë të pranishëm në vendin tonë. Ata janë një pjesë vitale e vendit, dhe si komunitet kanë më pak krim se ne, më shumë edukim dhe bizneset e tyre lulëzojnë më shumë se të gjitha grupeve tjera në vend”, ka thënë Samuel L. Jackson në fjalimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne