YPG/PKK-ja do të marrë 1.000 dollarë haraç nga çdo burrë që do të martohet

Siç bëjnë të ditur burimet lokale, YPG/PKK-ja ka filluar një pseudopraktikë, sipas të cilës çdo burrë rezident jashtë Sirisë, i cili dëshiron të martohet me një grua banore në territoret siriane nën pushtimin e organizatës dhe të transferohet jashtë shtetit familjarisht (me gruan), do të paguajë 1.000 dollarë.

Prej një kohe të gjatë, organizata terroriste gjithashtu u imponon të gjithë personave, të cilët dalin jashtë territoreve nën pushtimin e saj, që të paraqesin një garant që do të paguajë haraçin në rast se i larguari nuk kthehet brenda afatit të paralajmëruar.

YPG/PKK-ja man nën pushtim rreth 30 për qind të territoreve të Sirisë.

Këto territore të pushtuara nga YPG/PKK-ja banohen kryesisht nga arabët. Organizata rekruton me forcën e armëve të rinjtë dhe burgos zërat opozitarë dhe pakicat që i bëjnë rezistencë. Ajo gjithashtu dëbon me dhunë civilët në territoret arabe ose i detyron ata të jetojnë në kushte çnjerëzore pasi u konfiskon shtëpitë dhe pronat./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne