YPG/PKK-ja liron një prej terroristëve kryesorë të DAESH-it për 200.000 $

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK, ka liruar të dielën një prej terroristëve kryesorë të DAESH-it kundrejt një dëmshpërblimi prej 100 milionë lirash siriane (rreth 200.000 dollarë amerikanë).

Siç bëjnë të ditur burimet lokale, Jamal Fayyad al-Husseini, i njohur me kodin Abu Khalid al-Suri dhe një prej krerëve të organizatës terroriste DAESH, ishte kapur i gjallë nga njësitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa organizata separatiste terroriste YPG/PKK, aleate lokale e SHBA-së në veri të Sirisë, ka bërë të shtunën pazarllëqe me të afërmit e Al-Husseinit, anëtar i të ashtuquajturit këshill i DAESH-it dhe përgjegjës i fushave naftëmbajtëse të kontrolluara nga ky grup terrorist.

Pretendohet se në këtë pazarllëk, që është bërë në qytezën Al-Shaddadah të provincës verilindore siriane Al-Hasakah dhe ka rezultuar me lirimin e Al-Husseinit kundrejt një dëmshpërblimi prej 100 milionë lirash siriane, kanë marrë pjesë edhe disa ushtarë amerikanë.

YPG/PKK-ja ka bërë edhe shumë herë të tjera më parë të tilla pazarllëqe me DAESH-in. Lirimi në këtë mënyrë i terroristëve të DAESH-it është pasqyruar në dhjetëra raste nga mediat, ndërsa autoritetet amerikane kanë mohuar të kenë pasur rol në këto pazarllëqe duke argumentuar se këto janë marrëveshje ndërmjet forcave lokale./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne