Zbardhet skema: Si u “përpinë” me fatura false 1.5 milion dollarë. Klodian Gradeci u largua para arrestimit

Zbardhen detaje nga dosja hetimore, që ka çoi pas hekurave një numër të madh zyrtarësh të shtetit për shkak të një skeme mashtrimi, e cila dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milion dollarë.

Mësohet se  kompania “Phoenix Petroleum” ka marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol” duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to. Marrëveshja është është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, Abc News mëson se  kjo shoqëri ka paraqitur në AKBNtetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci dyshohet se kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore (shtetasit Arben Doda dhe Simon Marku) dyshohet se kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga këto veprime dyshohet të jetë 1.472.766 USD.

Është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për:

-Denis Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

-Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

-Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit, 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë shpallur në kërkim Isuf Berberi, i cili është biznesmen hidrokarburesh dhe tek kompania “Fufarma”, si edhe ish-kreu i OST-së, Klodian Gradeci. /abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne