Zbardhet takimi mes Metës dhe opozitës, këto ishin kërkesat e presidentit

Ka përfunduar takimi i presidentit Meta me përfaqësuesit Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e saj, i cili zgjati për rreth 60 minuta. Mësohet se pjesë e këtyre diskutimeve ka qenë shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe zhvillimet e tjera politike.

Ka qenë vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, ai që ka zbardhur takimin, ku përmes një postimi në Twitter shkruan:

“Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do shpëtojnë kur të bashkuar kundër së keqes do t’ju drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 

Po ashtu në një njoftim nga ana e presidencës thuhet: Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne