Zbarkon në Hënë sonda kineze “Chang’e-4”

E përbërë nga një urë zbarkimi (landër) dhe një ‘rover’, sonda zbarkoi në vendin e paracaktuar në anën e largët të Hënës, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua, e cila citon Administratën Kombëtare Hapësinore të Kinës (CNSA).

Agjencia në fjalë ka shpërndarë edhe foton e parë, në të cilën shihet ana e largët e Hënës, të cilën e ka shoqëruar me shënimin: “Anija e përbërë nga një ‘lander’ dhe një ‘rover’, zbarkoi në zonën e cila ishte caktuar paraprakisht në anën e largët të Hënës me një gjatësi prej 177,6 shkallësh në lindje dhe 45,5 shkallë gjerësi në jug të anës së largët të Hënës”.

Shteti kinez e kishte lëshuar sondën “Chang’e-4” më 7 dhjetor nga qyteti Xinchang.

Anija kozmike pritet të eksplorojë përbërjen e mineraleve dhe strukturën e sipërfaqes së cekët të anës së largët të Hënës si dhe të bëjë vëzhgim astronomik me frekuenca të ulëta./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne