Shqiperia

Zbulohen letrat që Kadare shkruante për Lubonjën

iri Lubonja, bashkëshortja  e Todi Lubonjës dhe nëna e Fatos Lubonjës i është përgjigjur sot me tone të forta, intervistës së Kadaresë në Nevs 24,  ku shkrimtari akuzonte Fatos Lubonjën, së pari se e ka rrezikuar gjatë deponimeve të tij në prokurori, në kohën e komunizmit, dhe se  dyti se ai ka denoncuar të atin pasi e urrente atë. Si nënë, si grua dhe si dëshmitare znj. Lubonja, në një shkrim të gjatë për Panorama, hedh poshtë ato që i quan shpifje për qëndrimin e të birit në hetuesi.

Por ajo ndalet më shumë tek mardhënia e të birit me Kadarenë.

Në shtyp është përmendur shpesh deponimi i Lubonjës që tregonte se i ati, i dënuar nga Enver Hoxha, pëlqente shumë Kadarenë si shkrimtar (pra interpretimi është se donte ti bënte keq, pasi derisa një armik e çmonte Kadarenë, kjo nuk qe një gjë e mirë) dhe se ai shkëmbetnte libra të ndaluar me të.

Znj Lubonja i hedh poshtë këto akuza. Të parën pasi sipas saj në dokumentat arkivore del se Lubonja ka thënë se i ati pëlqente jo vetëm Kadarenë, por edhe Agollin, dhe këtu emir i Driteroit është hequr me qëllim nga botimet e sotme. E dyta se ai e bënte këtë për të mbrojtur të atin që e akuzonin se nuk e çmonte letërsinë e Realizmit Socialist, por vetëm atë borgjeze dhe revizioniste. Ndërsa për librat e ndaluar ajo thotë se nuk shkëmbenin të tillë me Kadarenë, se ai lexonte vetëm në një gjuhë që ata nuk e flisnin, në rusisht.

Ndërkohë ajo i përmend Ismailit, që kur u dënua Todi Lubonja, ai e quajti atë “armik të tërbuar” dhe “antishqiptar”.

Por pika më e fortë që Liri Lubonja nxjerr për herë të parë janë letrat që Helena Kadare, në emër të saj dhe të të shoqit, ka shkruar pas lirimit të Fatosit nga burgu, pas përmbysjes së komunizmit. Ajo ka treguar me faksimile fjalët që Kadaretë shkruanin për Lubonjën si një njeri fisnik, tolerant, të mençur, gjeneroz.

Dhe pasi nxjerr këto bashkëbisedime personale, Liri Lubonja pyet: A mund të shkruante kështu në vitin “91, Ismaili dhe Helena, për një njeri nga procesi i hapur dhe publik i të cilit, ishin rrezikuar në mesin e viteve” 70.

Pra kjo sipas saj është prova se Ismail Kadare nuk e ka inatin me Fatos Lubonjën që ka dashur të dënojë në gjyq, por me Lubonjën publicist shkrimtar dhe gazetar që e ka konsideruar veprën e Ismailit si një zgjatim artistik të ideologjisë së Enver Hoxhës. (Lapsi.al)

OPINIONE