Mësohet se kur opozita do ta mbajë protestën e parë për këtë vit. Protesta do të zhvillohet më 27 janar, vendim i cili u mor gjatë takimit një ditë më parë të kryedemokratit Basha me kryetaren dhe kreun e grupit të LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.
Këtë vendim Basha pritet t’ua komunikojë edhe aleatëve, në takimin e sotëm.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Basha zhvilloi një takim në selinë e PD edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si dhe me Petrit Vasilin, që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.