‘ZDF’ reportazh për Shqipërinë: Është Kolumbia e Europës; bandat e krimit të lidhura me politikën

Televizioni gjerman ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh për Shqipërinë dhe sundimin e krimit dhe drogës. Aty ndër të tjera thuhet se “mafia shqiptare është tepër aktive në të gjithë Evropën, ndërsa korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.”

Pavarësisht ndihmës që merr nga autoritetet italiane për luftën kundër trafikut të drogës, ZDF thotë se kontrollet e skafeve shpesh herë rezultojnë të pasuksesshme.

“Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Evropës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta”, vijon reportazhi ku theksohet se vendi ynë konsiderohet ‘Kolumbia e Evropës’, ndërkohë që bandat e krimit dhe të drogës janë të lidhura me politikën.

Në reportazh janë marrë gjithashtu prononcimet e gazetarit Artan Hoxha, ish-shefit të policisë Dritan Zagani dhe zv/ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Një hapësirë e konsiderueshme i është kushtuar edhe çështjes së bandës së Habilajve, ku është përfshirë Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm në Qeverinë e parë të Edi Ramës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne