Zëdhënësi i Erdoganit la në pozitë të vështirë gazetarin e BBC-së

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin gjatë pjesëmarrjes në një program në radion londineze të BBC-së reagoi ashpër ndaj moderatorit anglez i cili në rend të ditës solli tezat e organizatës separatiste terroriste PKK.

Reagimi i zëdhënësit Kalin ndaj moderatorit u censurua nga ana e shtëpisë mediatike angleze.

Ibrahim Kalin gjatë reportazhit rikujtoi se Turqia është duke luftuar njëkohësisht me tre organizata terroriste, PKK, FETO dhe DAESH.

Ai theksoi se perceptimi si gazetarët i disa anëtarëve të organizatës terroriste të ndaluar për krime të terrorit është gabim, ndërsa moderatorin anglez e pyeti, se “A ke qenë ndonjëherë në Diyarbakir?”

Pas përgjigjes negative të moderatorit, Kalin tha: “Këto nuk janë të vërteta, kjo është propagandë e PKK-së. Do të ju mirëpresim një ditë, ejani dhe vizitoni Diyarbakirin dhe shikoni realitetin me sytë e juaj e jo me sytë e organizatës terroriste PKK”.

Pas kësaj shtëpia mediatike BBC censuroi këtë pjesë të reportazhit në të cilin moderatori anglez mbeti në pozitë të vështirë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne