Zëdhënësi i Hamasit: Do vazhdojmë luftën deri në çlirimin e territoreve të pushtuara

Një anëtar i Hamasit njoftoi se kryengritja e gjerë e kombit dhe e rezistencës palestineze do të vazhdojë deri në çlirimin e territoreve të pushtuara.

Hazem Kasem, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, në përgjigje të operacionit të rezistencës për të shtënat në një autobus që transportonte kolonët sionistë në Hebron në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, theksoi : Ky revolucion dhe kjo kryengritje e gjerë e popullit dhe e rezistencës palestineze nuk do të ndalet kurrë deri në çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze dhe deri në dëbimin e kolonëve sionistë nga tokat tona, dhe kjo kryengritje do të vazhdojë gjithmonë deri në arritjen e të drejtave të plota të kombit palestinez dhe shkatërrimin e pushtuesve.

Sipas Radio Al-Aksa Hazem Kasem shtoi: “Rezistenca e guximshme dhe heroike palestineze me të gjitha forcat ka nisur një operacion të ri kundër pushtuesit dhe kësaj radhe operacioni i rezistencës u krye vetëm disa orë pas operacionit të djeshëm në Nablus dhe të shtënave në postbllokun e forcave okupatore.” Ai theksoi se pavarësisht gjendjes së gatishmërisë së plotë të forcave okupuese në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, rezistenca trime ka fuqi dhe forcë për të vënë në shënjestër pushtuesit në çdo vend dhe kohë. Rezistenca kundër pushtuesve dhe krimeve të tyre po intensifikohet dhe po përhapet dhe është në një situatë që askush nuk mund ta ndalë/parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne