Shqiperia

“Zëdhënësi im është shantazhuar”, Meta: Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që …

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Ted Blushi është shantazhuar nga një ambasadë e huaj në Tiranë. Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i shtetit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se shtantazhi për shkak të detyrës ndaj Blushit ka ardhur pas një postimi që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale, ku i kërkohej që të hiqej reagimi.

“Po zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.”, shkruan Meta./ tpz

OPINIONE

INTERVISTA