Bota Islamofobi

Zelandë e Re, të premten banda e motoçiklistëve do të bëjë roje në xhamitë ku u kryen sulmet terroriste

Pas lajmit se muslimanët në Hamilton të Zelandës së Re janë frikësuar për të shkuar në xhami për namazin e xhumasë nga shkaku i sulmit terrorist që ndodhi të premten e kaluar, një bandë motoçiklistësh premtoi se do të bërë roje për muslimanët, në shenjë solidariteti, transmeton Anadolu Agency.

Sonny Fatu, në cilësi të liderit rajonal të bandës së motoçiklistëve Mongrel Mob të përbërë nga grupi etnik Maori, tha se ata do të sigurojnë xhaminë Jamia Masjid në Hamilton.

“Ne do të mbështesim dhe ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tona muslimane për aq kohë sa do të ketë nevojë”, ka thënë ai i cituar nga portali informativ “Stuff News”.

Aktiv që nga vitet 1960 të shekullit të kaluar, Mongrel Mob është një bandë rrugore e motoçiklistëve që ka një rrjet prej më shumë se tridhjetë grupesh në Zelandë të Re.

Sipas policisë lokale, aktivitetet e këtyre grupeve, shpeshherë kanë përfshirë dhunë serioze, shitjen e drogës dhe posedimin e armëve ndërsa anëtarët e tyre dominant janë banorët e ishujve të Paqësorit dhe të grupit etnik.

Të dhënat e disponueshme në faqen e internetit të Qeverisë së Zelandës së Re, flasin se grupi është ndikuar nga kultura amerikane e bandave.

“Që nga fundi i viteve 1970, të rinjtë janë ndikuar në masë të madhe nga filmat, programet televizive dhe muzika amerikane. Për shembull, filmi “Colors”(i vitit 1988) i ka frymëzuar disa të rinj që të imitonin jetën e bandës”, thotë Qeveria e Zelandës së Re.

Kujtojmë se në sulmin e dyfishtë terrorist në një kohë prej 10 minutash nga njëri-tjetri ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, gjatë namazit të së premtes së kaluar u vranë 50 persona.

OPINIONE