Zgjedhjet në Bajern të Gjermanisë, në garë 11 kandidatë turq

Në Bajern të Gjermanisë zgjedhësit u janë drejtuar kutive të votimit.

Në zgjedhjet për kuvendin vendor me 180 karrige garojnë 11 kandidatë me origjinë turke.

Bëhet e ditur se në këtë vend me 10 milionë zgjedhës, Unioni Kristiansocial (CSU), që kryeson prej 60 vjetësh, këtë radhë mund të përjetojë humbje të votave.

Anketat tregojnë se partia, e cila në zgjedhjet e fundit kishte marrë 47,7% të votave, këtë radhë do të bie në 34%.

CSU-ja kishte 101 vende në kuvend. Për 180 karriget e kuvendit garojnë 11 kandidatë turq.

Bajern është landi i dytë më i populluar i Gjermanisë. Në këtë land me 13 milionë banorë, produkti kombëtar bruto është 670 miliardë dollarë.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne