Zgjedhjet në Izrael, do të mbyllen kalimet në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës

Për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme, që do të zhvillohen në 9 prill në Izrael, do të mbyllen të gjitha hyrjet dhe daljet në Bregun Perëndimor dhe në Gazë.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se sipas sigurisë së zgjedhjeve të përgjithshme të 9 prillit dhe direktivave politike, duke filluar nga mesnata e të hënës e deri në mesnatën e të martës, do të mbyllen në mënyrë gjithëpërfshirëse pikat e kalimit në rajonin e Bregut Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Bëhet e ditur se ato do të hapen në mesnatën e të martës.

Sipas procedurës në fjalë, ndërkohë që do të mbyllen portat kufitare në Ebu Salim dhe Erez në Gazë, ndalohen edhe kalimet e palestinezëve që shkojnë për të punuar në Izrael nga Bregu Perëndimor.

Gjithashtu mbyllen për trafikun edhe rrugët që kalojnë në afërsi të rajoneve të vendbanimeve çifute./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne