Zgjedhjet në Mal të Zi, Bushati: Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare, shoqëruar me partneritetin me forcat progresiste garanci për stabilitetin politik

Zgjedhjet në Mal të Zi, Bushati: Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare, shoqëruar me thellimin e partneritetit me forcat progresiste garanci për stabilitetin politik

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen ditën e dielë në Mal të Zi.

“Shqiptarët në Malin e Zi kanë qenë vendimtar në shpalljen dhe garantimin e pavarësisë në vitin 2006 dhe anëtarësimin në NATO në vitin 2017.” -shkruan Bushati ndërsa shton se maksimizimi i votës dhe forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, shoqëruar me thellimin e partneritetit me forcat progresiste malazeze përbën garanci për sigurimin e stabilitetin politik në vend, rrugën euro-atlantike, dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Postimi i plotë:

Këtë të dielë Mali i Zi zhvillon zgjedhjet parlamentare. Zgjedhje këto përcaktuese për koordinatat e stabilitetit politik dhe orientimin strategjik të fqinjit tonë.

Shqiptarët në Malin e Zi kanë qenë vendimtar në shpalljen dhe garantimin e pavarësisë në vitin 2006 dhe anëtarësimin në NATO në vitin 2017.

Para një viti në Tuz, kësaj të diele në Ulqin, Guci, Plavë dhe në të gjithë Malin e Zi, duke votuar masivisht për kandidatët dhe partitë politike shqiptare të grupuara në dy koalicione, shqiptarët kanë mundësi të mbrojnë e promovojnë të drejtat e tyre në bashkëjetesë me malazezët dhe grupet e tjera etnike dhe njëkohësisht të fuqizojnë identitetin euro-atlantik të Malit të Zi.

Maksimizimi i votës dhe forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, shoqëruar me thellimin e partneritetit me forcat progresiste malazeze përbën garanci për sigurimin e stabilitetin politik në vend, rrugën euro-atlantike, dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Një fqinj stabël, demokratik, në harmoni ndëretnike, anëtar i NATO-s dhe bashkëudhëtar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, është në interesin e Shqipërisë dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Europën Adriatike./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne