Zgjedhjet në Malin e Zi: Situata e muslimanëve shqetësuese

Pas zgjedhjeve në Malin e Zi muslimanët në Pljevlje kanë marrë kërcenime nga ekstremistët ne Mali i Zi duke thënë se do shndërrohet në një tjetër Srebrenicë. Sulmuesit kanë thyer xhamat e një ndërtese të komunitetit islamik.

Dritan Abazovic i është drejtuar një letër nga Bashkesia Islame në Pljevlje ku shkruhej: “Ka kaos, paligjshmëri dhe urrejtje ndaj anëtarëve të pakicave kombëtare që po përshkon rrugët e qytetit nga ana juaj dhe mbështetësit e partnerëve tuaj të koalicionit që po festojnë fitoren e zgjedhjeve”.

Pas reagimeve të shumta që u bënë ndaj këtij sulmi Dritan Abazovic kërkoj që mos të ketë më festime elektorale në rrugë, ndërsa kryeimami Samir Kadribasiç kërkoj nga policia zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve.

Kujtojmë që Mali i Zi është një shtet multi-etnik në të cilin asnjë komunitet nuk ka shumicën absolute. Rreth 45 për qind e popullsisë identifikohet si malazeze dhe rreth 29 për qind si serbe./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne