Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç zyrtarisht fitues me 62,5 % të votave

Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka triumfuar sërish më zgjedhje duke marrë kështu mandatin e tretë. Sipas mediave serbe, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit ka fituar 62,5 % të votave.

E dyta në rend ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiç me 10,7 %.

Bazuar në këto rezultate, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiçit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiçi 30 deputetë. Vetë Vuçiç u shpreh se kurrë nuk e ka ndjerë kaq shumë një fitore.

“Në politikë kam një kohë të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm,”– mësohet të ketë thënë ai.

Gjithashtu bëhet me dije se koalicioni shqiptar Alternativa Demokratike Shqiptare, Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.

Sot Serbia pati një ditë plot zhvillime. Ky është vendi i parë që zhvillon zgjedhjet gjatë kohës së pandemisë. Procesi i votimit filloi në orën 07:00 dhe mbaroi në orën 20:00../tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne