Më poshtë vijojnë rezultatet e para jo-zyrtare të zgjedhjeve vendore, ku në rang vendi kryeson Aleanca Popullore (AK Parti-MHP) me 51,74% të votave të numëruara.
Turqia zgjodhi sot drejtuesit vendorë për 5 vitet e ardhshme.
Sipas rezultateve të para jo-zyrtare të zgjedhjeve vendore, ku deri më tani janë hapur rreth 100% e kutive të votimit, dy aleancat kryesore kanë marrë këto rezultate:
Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 51,74%
Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: 37,64%
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 84%.
Ndërsa për tre prefekturat më të mëdha të vendit shpërndarja e votave është si më poshtë:
ANKARA
Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 47,20%
Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: 50,62%
STAMBOLL
Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 48,71%
Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: 48,65%
IZMIR
Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 38,49%
Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: 58,06%
Forcat politike që garuan në këto zgjidhje me vendim të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK) ishin: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP), Partia e Turqisë së Pavarur (BTP), Partia e Bashkimit të Madh (BBP), Partia Demokrate (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Lumturia (Saadet), Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan.