Zgjerohen protestat në Arabinë Saudite

Qytetarët e Arabisë Saudite po shfrytëzojnë shërbimet e rrjeteve sociale, për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë për rritjen e çmimit të benzinës dhe futjen e taksës mbi vlerën e shtuar.

Gazeta Al-Quds Al-Arabi me qendër në Londër njoftoi të dielën se qytetarët e zemëruar sauditë kishin krijuar në Twitter një hashtag, me titull “paga nuk është e mjaftueshme”. Sipas mediave të ndryshme, Arabia Saudite pothuajse dyfishoi çmimet e benzinës dhe vendosi një TVSH prej pesë përqindësh mbi shumicën e mallrave dhe shërbimeve. Njëkohësisht, çmimet e mijëra mallrave dhe shërbimeve u rritën, duke përfshirë çmimet e benzinës që ishin rritur me 82-126 për qind. Sauditët e papunë, të cilët sipas vlerësimeve të vitit 2016 përbëjnë më shumë se 5.1 përqind të popullsisë, kanë krijuar një hashtag tjetër me emrin “të papunët, të harruarit”. Kryeqyteti saudit, Riadi, në 24 orët e kaluara është përfshirë nga protestat e qytetarëve të Arabisë Saudite të cilët protestojnë kundër vendimeve ekonomike të fundit të princit të kurorës së këtij vendi. Rruga kryesore në afërsi të pallatit mbretëror të Arabisë Saudite në Riad ishte mbushur me qindra protestues të cilët protestonin kundër rritjes së taksave dhe anulimit të subvencioneve. Ndërkohë forcat ushtarake të këtij vendi me urdhër të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, kanë arrestuar princat Turki bin Muhammad bin Saud al-Kabir dhe Bandar bin Mohammed bin Saud al-Kabir. Gjithashtu 11 princa sauditë përfunduan në pranga pas një proteste në Pallatin Mbretëror në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Muhamed bin Selman ka vendosur t’i heqë titujt dhe privilegjet e princave sauditë për të zvogëluar numrin e anëtarëve të familjes mbretërore. Përpara dy muajsh, me dhjetëra pjesëtarë të familjes mbretërore, biznesmenë e zyrtarë të lartë qeveritarë sauditë u prangosën në vazhdën e një hetimi të gjerë gjoja kundër korrupsionit, por që në realitet synon zhvatjen e pasurisë së princave dhe funksionarëve dhe hapjen e rrugës për marrjen e pushtetit nga princi Muhamed bin Salman.Nga ana tjetër, organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, me bazë në Nju Jork, njoftoi se një klerik i shquar saudit i arrestuar në një goditje kundër disidentëve në shtator, po mbahej pa në burg pa asnjë akuzë dhe pa asnjë kontakt me botën e jashtme. Salman al-Auda ishte në mesin e më shumë se 20 personave të arrestuar në atë që qeveria saudite ka thënë se ishte një goditje ndaj “aktiviteteve të inteligjencës … në favor të palëve të huaja kundër sigurisë së mbretërisë dhe interesave të saj”. Megjithatë, familja e al-Auda, beson se ai po mbahet në burg për shkak të një postimi të lidhur me Katarin fqinj. Aktivistët sauditë kanë thënë se vëllai i al-Auda, Khaled është arrestuar gjithashtu për piblikimin e lajmit se kleriku ishte arrestuar. Arabia Saudite ka zgjeruar fushën e ligjeve të saj “anti-terror”, të cilat organizatat e të drejtave të njeriut i denoncojnë si një veprim shtypës dhe kufizues kundër lirive qytetare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne