Zgjidhja e situatës në Aeroportin e Rinasit, Ministria i jep dritë jeshile punësimit të kontrollorëve të huaj (URDHRI)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka dhënë dritën jeshile zyrtarisht ditën e sotme punësimit të kontrollorëve të huaj pas ngërcit në Aeroportin e Rinasit.

MIE ka rishikuar procedurat pas bllokimit të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit përshkak të pezullimit të punës nga ana e 60 kontrollorëve shqiptarë në formë proteste.

Pas rishikimit, MIE ka dhënë urdhër që është aviacioni civil ai që duhet të bëjë procedurat dhe këto procedura duhet të jenë sipas Konventës së Çikagos.

Në këtë mënyrë tashmë i hapet zyrtarisht rruga punësimit të kontrollorëve të huaj ne vendin tonë. Kujtojmë se disa kontrollorë turq dhe grekë kanë që prej ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit duke asistuar në uljen dhe ngritjen e avionëve në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë.

60 kontrollorë të Albcontrol pezulluan unanimisht punën e tyre të martën në mbrëmje për shkak të 5 pushimeve nga puna të menjëhershme si dhe reduktim page në masën 70% për shkak të pandemisë. Pasi dështuan të gjenin një marrëveshje me Ministren e Infrastrukturës, kjo e fundit i paralajmëroi që nëse nuk kthehen në punë do të largoheshin nag Albcontrol.

24 kontrollorë u shoqeruar në Polici mbrëmjen e së mërkurës, nga të cilët 3 vazhdojnë të mbahen në Policinë e Tiranës si organizatorët e asaj që qeveria e quan një grusht shteti. Ditën e sotme, disa prej kontrollorëve janë rikthyer në vendin e punës./faxweb

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne