Zhvillimet në Libi – Sarraj kërkoi gjykimin e Gjeneralit Halife Hafter nga ICC

Kryetari i Këshillit Presidencial dhe njëherësh Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) Fayez Mustafa al-Sarraj kërkoi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) që të gjykojë Gjeneralin Halife Hafter për krimet e luftës që ka kryer.

Saraj, në mesazhin dërguar Kryeprokurorit të ICC-së, Fatou Bensouda, bën të ditur se forcat e Hafterit kanë kryer krime ndaj civilëve dhe njerëzimit dhe ka përdorur armë të rënda të ndaluara për t’u përdorur në qytete duke shkatërruar infrastrukturën.

Ai bëri të ditur se forcat e Hafterit kanë marrë në objektivë vendbanimet civile, shkollat dhe spitalet fushore dhe krahas kësaj kanë rekrutuar me forcë fëmijët për të luftuar, sillen keq me robërit dhe të gjitha këto përbëjnë krim lufte.

Ai kërkoi gjykimin e të gjithë atyre që kanë kryer krime lufte me në krye liderin e këtyre forcave, Halife Hafter, i cili ka dhënë haptazi urdhrin për sulm duke filluar nga kryeqyteti Tripoli dhe theksoi se gjykata e Libisë do t’i dokumentojë ICC-së me fakte provat më këtë çështje.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë i bëri thirrje Ligës Arabe për një mbledhje urgjente ditën e hënë për të diskutuar sulmet në kryeqytetin Tripoli dhe shkeljet e kryera nga forcat e Gjeneralit Halife Hafter.

Nga na tjetër, Komisiariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) transportoi 150 refugjatë të ndikuar nga përleshjet në jug të Tripolit nga Qendra e ndalimit Ebu Selim për në zonën e sigurt në pjesën qendrore të qytetit.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga UNHCR, bëhet e ditur se kanë kërkuar të transferojnë më shumë refugjatë por nuk ka qenë e mundur për shkak të përshkallëzimit të përleshjeve.

Ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se si pasojë e përleshjeve që shpërthyen me urdhrin për sulm ndaj Tripolit nga ana e Hafterit më 4 prill numri i atyre që kanë humbur jetën u rrit në 250.

Por çfarë kishte ndodhur?

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ana e Kuvendit të Bashkisë Ebu Selim në kryeqytetin Tripoli, si pasojë e sulmit me raketë ndaj rajonit Ebu Selim u vranë 6 person, 5 prej të cilëve gra dhe u plagosën mbi 35 të tjerë.

Zëdhënësi i qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Muhamed Yunus akuzoi Gjeneralin Halife Hafter për bombardimin e Tipolit, edhe forcat e Hafterit bënë një akuzë të ngjashme ndaj qeverisë së sipërpërmendur.

Lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, Gjeneralit Halife Hafter kishte dhënë urdhrin në 4 prill për të marrë kontrollin e kryeqytetit Tripoli dhe pas kësaj forcat e qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë kishin filluar një kundërsulm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne