Zjarr në një zonë pyjore në Greqi, evakuohen banorët e dy fshatrave

Një zjarr i madh ka rënë në një zonë pyjore në Kondoospotti.

Zjarri deri më tani ka djegur një pyll me pisha të dendur dhe po i drejtohet në fshatrave Kondotispotis dhe Stavrosit. Autoritetet kanë filluar evakuimin e banorëve për të shmangur një tragjedi tjetër të mundshme.

Në zonë kanë mbërritur rreth 50 forca zjarrfikëse dhe katër helikopterë për përforcime nga ajri.

Për shkak të erërave të forta, zjarri është bërë i vështirë për t’u kontrolluar.

Rreth dy javë më parë Greqia u përfshi nga një zjarr madh që i mori jetën 94 personave.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne