Shqiperia

Zjarr pranë një pusi nafte në Zharrëz, zjarrfikëset “luftojnë” me flakët

Një gropë nafte, pranë një pusi në Zharrëz, ka marrë flakë në orët e pasdites së sotme.

Gropa ishte pranë një pusi të fondit të ndaluar, ose pus i cili nuk punon prej vitesh.

Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.

Autoritetet thonë paraprakisht se nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri që ka përfshirë gropën e naftës.

 

 

 

OPINIONE