Zjarri në ishullin grek merr përmasa të frikshme.

Ushtria greke po vijon me hapjen e kampeve në Rodos të Greqisë për të pritur qytetarët dhe turistët që lanë shtëpitë dhe hotelet e tyre për t’i shpëtuar zjarrit.

Një nga kampet që po hapet është ai i Njësisë së Fatkeqësive Nënujore në zonën Kalathos të Rodosit. Vihet re se tre tragete pasagjerësh janë ankoruar në portin e Rodosit për të akomoduar të evakuaurit nga zonat zjarri është në përmasa të mëdha dhe rrezikshme.

Më shumë se 2,000 njerëz u transportuan nga plazhet në ishullin grek të Rodosit të shtunën, ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit për pesë ditë.
70 autobusë turistikë janë vene ne sherbim për të transportuar turistët. Tre varka të rojes bregdetare kane drejtuar më shumë se 30 anije private në evakuimin emergjent

Sipas autoriteteve lokale, gjithsej 30,000 njerëz u larguan me të gjitha mjetet nga zonat e evakuuara. Qeveria ka vene ne sherbim pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës/alarabiya/Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne