Zvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës thotë se me blerjen e 4 aeroplanëve luftarakë, Serbia paraqet kërcënimin kryesor për sigurinë në Ballkan

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia paraqet kërcënimin kryesor për sigurinë në Ballkan.

Në një reagim në profilin e tij Ramadani, ka përmendur blerjen e katër aeroplanëve ‘MIG 29’, që Serbia ka marrë nga Bjellorusia.

Megjithatë ai thotë se edhe përkundër saj, shteti serb vazhdon të luaj rolin e viktimës.

“Serbia ka kontraktuar edhe 4 aeroplanë luftarak “MIG 29”, tash nga Bellorusia. Në të njëjtën kohë, e paraqet veten si viktimë në rajon, duke paralajmëruar luftë kundër “Shqipërisë së Madhe”, gjë që ekziston vetëm në propagandën serbe”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka përmendur edhe vizitën që Vladimir Putin do të realizojë në Beograd në mesin e janarit të këtij viti.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne