Zvicra, e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBve dhe Koresë së Veriut

Zvicra, në parim, është e gatshme të ofrojë shërbimet e saj të mira ndërmjetësimit në konfliktin lidhur me programin atomik të Koresë së Veriut.

Kështu është shprehur presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Bernë. Është koha për një dialog dhe Zvicra është në dispozicion si mediatore, ka thënë Leuthard. “Fuqitë e mëdha, SHBA dhe Kina duhet të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë që kanë”. Presidentja ka kujtuar më tutje të kaluarën, kohën kur Zvicra dhe Suedia përbënin misionin mbikëqyrës në mes të Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Që nga përfundimi i Luftës së Koresë, në vitin 1953, pjesëtarë të Ushtrisë së Zvicrës kishin kryer mbikëqyrjen e armëpushimit atje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne