Bota

Zvogëlohen tensionet në Venezuelë

Janë zvogëluar tensionet nëpër rrugët e Venezuelës, të cilat ishin mobilizuar më datat 30 prill dhe 1 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Venezuela sot kaloi relativisht një ditë të qetë, pas përpjekjes ushtarake dhe civile të grusht shtetit e cila përfundoi pa sukses, nga ana e Juan Guaido, kreu i Asamblesë Kombëtare i cili u vetëshpall presidenti i vendit si dhe Leopoldo Lopez lideri i partisë në të cilën gjendet edhe Guaido.

Trafiku në urën Altamira në kryeqytetin Karakas, ku edhe filluan zhvillimet, është kthyer në gjendje normale, ndërsa në bazën ajrore La Carlota ku kishin ndodhur përleshje me masa të vogla sot nuk ndodhi asnjë incident.

Gjithashtu edhe në qytetet tjera të vendit nuk kanë ndodhur incidente, ndërsa protesta e vetme në Karakas është bërë nga një grup studentësh.

Guaido më 30 prill publikoi ​​një video në Twitter në të cilën ai gjendej pranë një grupi ushtarësh, duke marrë edhe ish-liderin opozitar Lopez, i cili gjendej në arrest shtëpiak, dhe bëri thirrje për kryengritje për të përmbysur presidentin Nicolas Maduro.

Nga ana tjetër një OJQ e afërt me opozitën, pretendoi se nga trazirat në vend kanë humbur jetën 4 persona si dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari, kur Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine./ AA

OPINIONE