Bota

Zyrtari amerikan pohon se prapa atentatit ndaj Fahrizade qëndron Izraeli

Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) thotë se Izraeli qëndron prapa vrasjes së Muhsin Fahrizade, një figurë kryesore në programin bërthamor të Iranit.

Duke folur për kanalin televiziv amerikan “CNN” në kushte anonimiteti, zyrtari tha se Izraeli ka kryer atentatin ndaj shkencëtarit iranian Muhsin Fahrizade.

Zyrtari bëri të ditur se ai i kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara paraprakisht për të gjitha operacionet izraelite, por nuk tha nëse Izraeli i kishte informuar SHBA-të për sulmin.

Ai gjithashtu tha se sulmi nuk përbën ndonjë rrezik për qytetarët amerikanë në rajon, pasi Irani fajësoi Izraelin për vrasjen.

Duke vlerësuar se Irani nuk është hakmarrë ende për komandantin e Forcave të Jerusalemit, Kasim Soleimani,zyrtari vuri në dukje se ekziston shqetësimi se Irani mund të fillojë një sulm në përvjetorin e vrasjes së tij.

Ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara prisnin një sulm më 3 janar, në përvjetorin e vrasjes së Soleimani, por që opsionet e Teheranit janë të kufizuara sepse ceremonia e betimit të Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet, është vetëm dy javë larg.

Zyrtari tha që nëse Irani ndërmerr ndonjë sulm ndaj forcave amerikane ose qytetarëve do ta bënte të vështirë premtimin e Biden për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore./trt

OPINIONE